Programi Kulturor, ministri Ademi: Në asnjë projekt s’e kam përdorur autorizimin zyrtar

Maqedonia

Programi Kulturor, ministri Ademi: Në asnjë projekt s’e kam përdorur autorizimin zyrtar

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:29
Komisioni për Kulturë në Kuvendin e RMV-së

Në Komisionin për Kulturë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), sot është mbajtur debati inspektues për politikat kulturore dhe realizimin e Programit Vjetor Kulturor (PVK) me theks të veçantë për vitin 2018-të, transmeton Portalb.mk.

Në debat të pranishëm kanë qenë ministri i Kulturës, Asaf Ademi, koordinatori nacional për kulturë, Robert Allagjazovski (ministër i Kulturës gjatë periudhës korrik 2017-korrik 2018) dhe këshilltarja për kulturë e kryeministrit, Zoran Zaev, Cvetanka Llaskova.

Asaf Ademi deklaroi se gjatë miratimit të projekteve, është munduar që të mos bie pre e konfliktit të interesit dhe se në asnjë projekt s’e ka përdorur autorizimin zyrtar.

“Vlerësimet e projekteve që u dorëzuan në konkurs, i kanë realizuar komisionet profesionale, të cilat u formuan nga ana ime. Të gjithë kryetarët dhe anëtarët e komisioneve, dalin nga fushat e caktuara të kulturës, dhe kanë përvojë në veprimtari të caktuara. Gjithashtu, kam mbajtur llogari që mos të ketë konflikt të interesit. Dua të theksoj, se për asnjë projekt nuk e kam keqpërdorur autorizimin zyrtar, dhe të vendos vetvetiu”, tha Ademi.

Kryetarja e Komisionit për Kulturë, Irena Stefoska deklaroi se pakënaqësitë ndaj PVK-së janë në lidhje me metodologjinë e miratimit të tij, me çka sërish apeloi që sa më shpejtë të ndryshohet dhe plotësohet Ligji për kulturë.

“Pakënaqësia ndaj programit, lidhet me metodologjinë e miratimit të Programit Vjetor Kulturor, respektivisht Ligji nuk i përfaqëson nevojat e reale të institucioneve dhe individëve kulturor”, tha Stefoska.

Përndryshe, debati inspektues erdhi për shkak se më 4 mars, në Komisionin për Kulturë në Kuvendin e RMV-së, u soll vendimi për realizim të të njëjtit. Rishqyrtimin e PVK-së për vitin 2019-të do ta bëjë Komsioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat