BDI iu përgjigj Likës: Ministria e avancon Sekretariatin dhe rrjedh nga programi jonë zgjedhor

Maqedonia

BDI iu përgjigj Likës: Ministria e avancon Sekretariatin dhe rrjedh nga programi jonë zgjedhor

Më: 13 mars 2019 Në ora: 17:45
Hazbi Lika

Pas deklaratës së zv/kryeministrit të Sekretariatit Zbatimin e MO-së, Hazbi Lika, se nuk ka qenë i informuar se do ta shuajnë resorin me të cilin ai udhëheq, partia e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet një komunikate e rikujton se kjo iniciativë rrjedh nga Analiza e MO-së, platforma zgjedhore e BDI-së, Deklarata e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare dhe nga marrëveshja për koalicion 2016-2020.

“1. Analiza cilësore e Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2015, e zbatuar nga Piter Fejt në emër të Institutit Evropian të Paqes, e përkrahur nga Sekretariati dhe misioni i OSBE, e kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe e miratuar nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut si dhe nga Kryesia e BDI-së;

Platforma zgjedhore e Bashkimit Demokratik për Integrim “2020”, gjithashtu e miratuar në Kryesinë e BDI-së, e premtuar para votuesve në zgjedhjet e vitit 2016 dhe për të cilën kjo përbërje e Kuvendit dhe e Qeverisë është e mandatuar ta zbatojë sepse janë zgjedhur për ta realizuar atë;

Nga Deklarata e Përbashkët e partive politike shqiptare, gjithashtu e miratuar dhe e debatuar në Kryesinë e BDIsë më 7 janar 2017;

Nga marrëveshja koalicionuese për bashkëqeverisje 2016-2020”, thonë nga BDI.

Sipas tyre, të gjitha kompetencat e Sekretariatit transferohen në Ministrinë e re si dhe shtohen edhe të tjera në propozim ndryshimet ligjore.

“Deputetët si dhe ministrat e zgjedhur në këtë përbërje parlamentare dhe qeveritare janë zgjedhur në bazë të programit të premtuar në zgjedhjet e vitit 2016. Kjo iniciativë, bashkë me miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, zgjidhjen e çështjes së emrit, përmbylljen e kontestit me Bulgarinë, nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO si dhe marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, gati se përmbyll premtimet tona kryesore zgjedhore të premtuara në vitin 2016”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat