Mickoski: Nuk mendoj as për humbje as për bojkot

Maqedonia

Mickoski: Nuk mendoj as për humbje as për bojkot

Më: 13 mars 2019 Në ora: 18:27
Hristijan Mickoski

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i bindur në fitore në zgjedhjet presidenciale. Sipas tij, partia nuk mendon për bojkot, por nuk përjashton mundësinë që qytetarët në rrethin e dytë të bojkotojnë zgjedhjet për shkak të trysnisë, keqpërdorimin e të drejtës së votimit dhe përndjekjet.

“Pse të mendojmë për bojkot? Ne nuk mendojmë për abstenim në rrethin e parë apo të dytin. Kjo është garë ku ne duhet të kundërshtojmë platformat politike. Kuptohet nëse ka keqpërdorim të votës, nëse ndodhin ato ngjarje që ndodhën gjatë deklarimit në referendum më 30 shtator vitin e kaluar kur kishte vota për 2.4 sekonda dhe dalje prej 95%, nëse vazhdon keqpërdorimi i administratës shtetërore, nëse shohim se ka përndjekje politike, trysni, dhe kjo vazhdon gjatë fushatës zgjedhore, punësime tek administrata shtetërore dhe lokale… këto mund të jenë parakushte që mund të na çojnë në vendim për bojkot, jo vetëm ne si VMRO-DPMNE, por edhe qytetarët në përgjithësi të shfaqin revoltë dhe të mos dalin në rrethin e dytë për votime në zgjedhjet presidenciale”, tha Mickoski në intervistë për TV Sitel.

Sipas tij partia nuk mendon për humbje, për shkak se kanë kandidat që garanton përkrahje të qytetarëve.

“Ajo energji që fituam secilën ditë. Unë secilën ditë jam në terren, kandidati është në terren, partia është në terren. Unë jam i bindur në fitoren e saj në rrethin e parë, por edhe në fitoren përfundimtare”, tha mes tjerash Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat