Ligjet reformuese, Deskoska udhëheq njërin nga grupet

Maqedonia

Ligjet reformuese, Deskoska udhëheq njërin nga grupet

Më: 13 mars 2019 Në ora: 19:02
Renata Deskoska

VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja kanë filluar me themelimin e grupeve të punës me qëllim harmonizimin e qëndrimeve rreth ligjeve reformuese. Alsat jo zyrtarisht mëson se me grupin për harmonizimin e ligjit mbi Prokurorinë Publike do të udhëheq ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Në propozimin e dikasterit të Drejtësisë parashikohet përfshirja e Prokurorisë Speciale Publike në kuadër të Prokurorisë Publike. VMRO-DPMNE-ja ndonëse ka zgjedhur negociatorët, emrat e tyre nuk i bën të ditur. Opozita nuk pajtohet që të ketë vetëm dy grupe pune.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se subjekti i tij është i gatshëm të punojë edhe për ligje lidhur me ekonominë dhe arsimin, por sipas tij për këtë nuk është e gatshme Qeveria. Mickoski akuzon Qeverinë se po aktron reformat me qëllim përfitimin e pikëve politike.

 Për fat të keq grupet e punës janë formuar vetëm për dy tema. Unë kam pritur që të diskutojmë për reforma thelbësore dhe të vërteta për Maqedoninë. Atë që e kemi si informatë dhe në bazë të kërkesës së Qeverisë adresuar deri tek ne, kërkohet formimi i grupeve të punës për dy tema dhe paramendoni njëra ka të bëj me Prokurorinë Publike ndërsa tjetra për shërbimet e sigurisë”- tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së .

Lidhur me fatin e PSP-së, Mickoski vlerëson se Specialja nuk ka realizuar pritshmërinë për të cilat është formuar, duke shtuar se ekipi i Katica Janevas është shndërruar në instrument për hakmarrje politike. Ai mbetet në qëndrimin për kryeprokuror i propozuar nga opozita.

  Ai person përfaqëson simbolin e Zaevizmit që nga periudha e të ashtuquajturave bomba. Po e përsëris qëndrimin tonë i cili nuk ndryshon, ai person dhe një numër i madh i personave në PSP nuk i kanë përmbushur as profesionalisht dhe as personalisht pritshmëritë që i kishin qytetarët nga ky organ për të bërë punën e tyre”- pohoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Negociatat vijnë në prag të miratimit të pakos së ligjeve të cilat janë të nevojshme për Maqedoninë e Veriut sa i përket datës për negociata me BE-në. Deri tani në grupet e punës nuk janë përfshirë partitë politike shqiptare. Përveç ligjit për Prokurorinë Publike në pako përfshihen edhe Ligji mbi Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe ligjet tjera për shërbimet e sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat