Mickoski: Paraburgimi i Çavkovit, përndjekje politike

Maqedonia

Mickoski: Paraburgimi i Çavkovit, përndjekje politike

Më: 13 mars 2019 Në ora: 21:15
Hristijan Mickoski

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një prononcim për mediat, paraburgimin e ish shefit të Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov e konsideroi si përndjekje politike të atyre që nuk mendojnë njësoj me pushtetin dhe një aspekt tjetër të zaevizmit të cilin, siç tha, duhet ta mposhtin në zgjedhjet presidenciale.

Mickoski këto komente i bëri pas takimit me partnerët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” ku u konfirmua mbështetja e përbashkët për kandidaten për presidente Siljana Gordanovska.

Ne në Maqedoni kemi një stil mafioz të ballafaqimit me ata që nuk mendojnë njësoj në politikë ose një stil mafioz për fshehjen e gjurmëve siç janë hapësira të djegura befasisht ose hapësira të përmbytura ku praktikisht humbet gjurma e dëshmive. Kështu që nuk më çudit që kjo të vazhdojë edhe më tej. Pres dënime drakonike të premten. Janë të vjetra qindra vjeçare informacionet se njerëzit e akuzuar aty do të marrin gjykime nga “gjyqësori Kacarska” dhe “prokuroria Ruskoska”.”- tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat