Janeva: Bombat do të përdoren në gjykatë në formë transkirpte

Maqedonia

Janeva: Bombat do të përdoren në gjykatë në formë transkirpte

Më: 13 mars 2019 Në ora: 23:22
Katica Janeva

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva për 1TV deklaroi se 96% e të ashtuquajturave “bomba” janë dëgjuar dhe se këto do të përdoren në seanca gjyqësore në formë transkripte.

Janeva tha se PSP është formuar pas krizës politike në vitin 2016 dhe se nuk anon për asnjë parti politike. PSP, siç thotë Janeva, u themelua për shkak se prokuroria nuk ndërmori asgjë rreth publikimit të bombave.

“Unë besoj se rikthyem besimin në gjyqësor edhe pse ende nuk janë marrë vendime përfundimtare për lëndët tona”, tha prokurorja Janeva.

Në pyetjen se a është e afërt me kryeministrin Zaev, ajo deklaroi se puna e detyron të ketë me Zoran Zaevin ndërsa personalisht nuk njihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat