OBRM-PDUKM: Zaev publikisht konfirmoi se ky pushtet nuk ka asnjë projekt

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev publikisht konfirmoi se ky pushtet nuk ka asnjë projekt

Më: 13 mars 2019 Në ora: 23:24
Ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Zoran Zaev po lavdërohet me atë që qytetarët po turpërohen”.

Sipas OBRM-PDUKM-së qytetarët janë përçmuar me marrëveshjen e Prespës ndërsa Zaev po krenohet.

“Zoran Zaev është udhëheqësi kryesor i përndjekjes politike. Në Republikën e Maqedonisë shteti i së drejtës u degradua dhe kjo është faj i drejtpërdrejtë i Zaevit dhe LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Zaev njofti përsëri do të godasë të varfrit ndërsa kufizimi i komunikacionit në qendër të qyteteve është goditje ndaj të varfërve që s’kanë automjete të shtrenjta.

Sipas OBRM-PDUKM-së qeveria nuk ka projekte kapitale ndërsa këtë e konfirmoi edhe vet Zaevi.

“Gazifikimi që lavdërohet Zaevi është projekt i OBRM-PDUKM-së, dhe jo i LSDM që dëshiron të lavdërohet Zaev, e njëjta është edhe me autostradën Shtip-Milladinovci dhe projekte tjera”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Zaev, thonë nga OBRM-PDUKM, pa turp flet për nepotizmin ndërsa fëmijët e deputetëve Mira Dizell dhe Milleva Gjorgjieva nuk dhanë dorëheqje, nuk dha dorëheqja as bija e deputetes Lalçevska dhe as bashkëshortja e deputetit Sashko Kostov.

“Zoran Zaev sonte tregoi se si nuk duhet të jesh kryeministër i Republikës së Maqedonisë. LSDM dhe Zoran Zaevin duhet të ikin”, thuhet në fund të njoftimit të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat