Formohen grupet e dy partive politike maqedonase që do të bisedojnë rreth të ardhmes së PSP

Maqedonia

Formohen grupet e dy partive politike maqedonase që do të bisedojnë rreth të ardhmes së PSP

Më: 13 mars 2019 Në ora: 23:36
Zoran Zaev, Hristijan Mickoski

Janë formuar dy grupet punuese që dolën nga takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka nominuar përfaqësues të saj në dy grupet punuese, ndërsa këtë e konfirmoi edhe vet kreu i kësaj partie, Hristjan Mickoski.

“Më shumë dëshiroja të flasim rreth reformat strukturore për të ardhmen e vendit në fusha të tjera siç janë ekonomia, arsimi dhe shëndetësia. Ne u përgjigjem pozitivisht dhe nominuam përfaqësuesit tonë”, tha Mickoski.

Grupet punuese duhet të gjejnë vendim të përbashkët, posaçërisht rreth propozim-ligjit për prokurori publike duke marrë parasysh qëndrimet kundërshtuese të pushtetit dhe opozitës, veçanërisht rreth të ardhmes së prokurores Katica Janeva në PSP.

Kreu i OBRM-PDUKM-së tha se Janeva nuk mund të mbetet në funksion, ndërsa Zaev deklaroi se Janeva dhe ekipi i saj e kanë mbështetjen e plotë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat