Lituania sot do ta ratifikojë Protokollin për NATO-n

Maqedonia

Lituania sot do ta ratifikojë Protokollin për NATO-n

Më: 14 mars 2019 Në ora: 09:28
Sejmi i Lituanisë sot në seancë plenare

Sejmi i Lituanisë sot në seancë plenare duhet ta ratifikojë Protokollin për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në seancë do të marrë pjesë dhe para deputetëve në Parlamentin britanik do të drejtohet kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Protokollin deri më tani e kanë ratifikuar vendet anëtare të NATO-s. E para këtë e ka bërë Greqia, pas saj Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi, ndërsa dje edhe Rumania.

Vendet-anëtare të NATO-s më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentit e të gjitha 29 vendeve anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat