Vazhdojnë gjykimet për “Target-Fortesa” dhe “Tenderët”

Maqedonia

Vazhdojnë gjykimet për “Target-Fortesa” dhe “Tenderët”

Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:28
Rastet “Target-Fortesa” dhe “Tenderët”

Në Gjykatën Penale në Shkup, për sot janë caktuar seanca të reja për lëndën e “Target-Fortesa” dhe “Tenderë” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në këtë lëndën “Target-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike janë të akuzuar ish-kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB-së, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, të cilët janë në arrati në Greqi,  ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK-ja dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktpadisë, përmes tre sistemeve për ndjekje  të komunikimeve  në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore janë përgjuar 4.286 numra telefonikë, për të cilat nuk është dhënë urdhër gjyqësor.

Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së validitetit të urdhëresave gjyqësore të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Në “Tenderë”, e akuzuar e parë është ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Sipas aktakuzës një pjesë e punëve ndërtimore në Muze janë kryer në dobi të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të publikohet shpallja për ndarje të marrëveshjes për furnizim publik dhe para se të zbatohet procedura, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, Kançeska-Milevska përmes bisedimeve me drejtorin e përgjithshëm të punëve
ndërtimore të kompanisë ndërtimore “Beton” nga Shtipi ka urdhëruar që të vazhdohet me punën në Muze, kur janë kryer punë ndërtimore sipas marrëveshjes së lidhur paraprakisht për furnizim publik. Gjykimi për lëndën “Tenderë” vazhdon më 14 mars./MIA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat