VMRO-DPMNE: Duhet të kthehet qeverisja e së drejtës në Maqedoni

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Duhet të kthehet qeverisja e së drejtës në Maqedoni

Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:39
VMRO-DPMNE

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE, nëpërmes një kumtese thonë se drejtësia dhe qeverisja e së drejtës duhet të kthehen në Maqedoni.

“Maqedonia është shtet i robëruar, e robëruara nga zaevizmi, sistem i qeverisjes të së cilës ka shfuqizuar shtetin e drejtë dhe qeverisjen e së drejtës në Maqedoni. Qeverisja mafioze e Zoran Zaevit dhe klanit të tij bazohet në ndjekjet politike të kundërshtarëve të tij. Atyre të cilët të parët ngritën zërin kundër këtij pushteti kriminal”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se Maqedonia është i vetëm shtet në Evropën demokratike që në shekullin 21 ka të burgosur politik, njerëz të cilët gjendet atje vetëm pse mendojnë ndryshe nga qëndrimet e Zoran Zaevit.

“Gjyqësori Kacarska dhe prokuroria Ruskoska janë simbol të zaevizmit, simbol i mos mbajtjes së premtimeve për drejtësi në Maqedoni, simbol i politikës e cila nuk zgjedh mjete dhe mënyrë për kryerjen e torturës mbi politikanët kundërshtarë”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat