LIVE: Arrestime për aksidentin në Llaskarcë, PTHP-ja i kumton detajet

Maqedonia

LIVE: Arrestime për aksidentin në Llaskarcë, PTHP-ja i kumton detajet

Më: 14 mars 2019 Në ora: 10:43
Prokuroria Themelore Publike (PTHP)

Pas arrestimit të pronarit të autobusit “Durmo Turs” dhe disa personave tjerë, në lidhje me aksidentin në Llaskarcë, Prokuroria Themelore Publike e Shkupit është duke mbajtur konferencë për media.

Shërbime policore dhe të prokurorisë për Portalb.mk kanë konfirmuar informacionin se janë arrestuar pronari i “Durmo Tursit” dhe disa persona të tjerë, për shkak të aksidentit të Llaskarcë.

Për më shumë detaje, do të njoftojë Prokuroria Themelore Publike e Shkupt, në konferencën për shtyp që do të mbahet në ora 10:30.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, të enjten (13.02.19) rreth orës 17 i vozitur nga M.T (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 15, ndërsa 38 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat