Mediat izraelite kanë vonuar 8 vjet me hapjen e Qendrës Memoriale të hebrenjve në Shkup

Maqedonia

Mediat izraelite kanë vonuar 8 vjet me hapjen e Qendrës Memoriale të hebrenjve në Shkup

Më: 14 mars 2019 Në ora: 11:22
Qendra Memoriale e Holokausitit të Hebrenjve nga Maqedonia

“Agjencia Telegrafike e Hebrenjve” (Jewish Telegraphic Agency) më 11 mars publikoi tekst se në Shkup po hapet Qendra Memoriale e Holokausitit të Hebrenjve nga Maqedonia, edhe pse kjo qendër është e hapur prej vitit 2011, shkruan Meta.mk.

Në tekst gjithashtu shkruan se kryeministri Zoran Zaev ka marrë pjesë në hapje së bashku me Robert Singer, nënkryetar ekzekutiv dhe drejtor kryesor i Kongresit Botëror të Hebrenjve.

Është e saktë se Zaev dhe Singer e kanë vizituar muzeun, por jo për hapjen, por në kuadër të shënimit të 76-vjetorit nga depërtimi i hebrenjve të Maqedonisë në kampin nazist Treblinka. Me rastin e kësaj ngjarje, solemnitet komemorativ është mbajtur edhe në Teatrin Popullor të Maqedonisë.

Kjo (sipas datës) lajm i gabuar për hapjen e Qendrës memorialë ishte transmetuar edhe në mediat tjera izraelite si në jewishnews.timesofisrael.com, timesofisrael.com, israelnationalnews.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat