Prilep, njëmbëdhjetë të lënduar nga një aksident në komunikacion

Maqedonia

Prilep, njëmbëdhjetë të lënduar nga një aksident në komunikacion

Më: 14 mars 2019 Në ora: 12:00
Foto Ilustrim

Mbrëmë në Prilep ka ndodhur në aksident i rëndë në komunikacion në të cilën kanë marrë pjesë në veturë dhe një minibus me targa të Prilepit. Nga aksidenti lëndime kanë marrë 11 persona.

“Më 13.03.2019 në orën 22:10 në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Prilep ka ndodhur një aksident në komunikacion në mes veturës “Fiat Punto” me targa të Prilepit e drejtuar nga S.D. (54) nga Prilepi dhe një minibusi “Mercedes Sprinter” me targa të Prilepit e drejtuar nga I.V. (30) nga Prilepi.

Nga aksidenti lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi S.D., ndërsa lëndime të lehta kanë marrë 10 persona”, thonë nga MPB.

Të gjithë të lënduarve iu është dhënë ndihma mjekësore në spitalin e qytetit të Prilepit. Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e nga stacioni policor në Prilep dhe prokurori publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat