Bakteri “MRSA”, rasti i tretë në shkollën Panajot Ginovski - Bota Sot
Bakteri “MRSA”, rasti i tretë në shkollën Panajot Ginovski

Maqedonia

Bakteri “MRSA”, rasti i tretë në shkollën Panajot Ginovski

Më: 14 mars 2019 Në ora: 14:41
Kopësht

Mëngjesin e sotëm është denoncuar një rast tjetër të një fëmije të prekur me bakterin “MRSA”. Rasti është denoncuar nga vetë prindërit e fëmijës që frekuenton shkollën fillore “Panajot Ginovski” në Butel, Shkup. Ky është rasti i tretë brenda pak ditëve i fëmijëve të prekur nga ky bakter.

Fillimisht raste me bakterin “MRSA” u gjetën në çerdhen “Borëbardha” në Çair. Autoritetet shëndetësore thonë se periudhën e fundit ky bakter sa vjen e bëhet më i pranishëm, ndërsa ekspertët thonë se nuk është vdekjeprurëse dhe se mund të trajtohet me sukses.

Personat e prekur nga ky bakter duhet të qëndrojnë të izoluar, ndërkaq trajtimi i tyre zgjat nga 7 deri në 10 ditë. Nga Qeveria thanë se nuk ka hapësirë për panik dhe nevojë për mbylljen e ndonjë çerdhe apo shkolle si pasojë e paraqitjes së këtij bakteri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...