Aksidenti në Llaskarcë, Prokuroria i kontrollon njoftimet e MPB-së për gjuhë të urrejtjes

Maqedonia

Aksidenti në Llaskarcë, Prokuroria i kontrollon njoftimet e MPB-së për gjuhë të urrejtjes

Më: 14 mars 2019 Në ora: 14:59
Foto: Aksidenti

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit është duke i kontrolluar njoftimet zyrtare dhe padinë e dorëzuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në lidhje me shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes për rastin e aksidentit të 13 shkurtit, kur një autobus humbi kontrollin dhe humbën jetën 15 persona dhe 39 të tjerë u lënduan.

“Po veprojmë për njoftimet nga ana e MPB-së, pasi që na janë dorëzuar ne bëjmë kontrolle dhe pasi që të gjitha të kontrollohen do të vendosim për më tej”, tha prokurori Sasho Rajçev.

Ai shtoi se tani po kontrollojnë nëse profilet e paraqitura nga MPB janë të rrejshme apo të vërteta dhe prokurori do të duhet të vendos nëse në shkrimet e rrjeteve sociale është tejkaluar e drejta e lirisë së shprehjes dhe është shpërndarë gjuhë e urrejtjes.

“Në nga aspekti juridik-penal kontrollojmë nëse ka paramendim tek ai që i ka shkruan ato shkrime. Shumë shpesh na ndodh që këto shkrime të shkruhen nga profile të rrejshme në mediat sociale. Duhet që t’i gjejmë IP adresat, pastaj t’i kontrollojmë te operatorët tanë, është procedurë e madhe pasi që mediat sociale nuk janë të locuar në Maqedoni dhe e tërë kjo duhet të shkojë nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar. Më lehtë është kur e konstatojmë se bëhet fjalë për profil real të ndonjë personi. Në rrethana kur e konstatojmë vërtetësinë e profilit, atëherë Prokuroria nga MPB kërkon informata shtesë nga informimi fillestar, rreth paramendimit, pasi që duhet që të bëhet dallim mes lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes. Gjithmonë duhet që prokurori të vlerësojë nëse është shkelur liria e shprehjes dhe me atë është kryer shpërndarje e gjuhës së urrejtjes”, shtoi Rajçev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat