Mos dekretimi i Ligjit për energjetikë, rrezik për shtrenjtimin e derivateve

Maqedonia

Mos dekretimi i Ligjit për energjetikë, rrezik për shtrenjtimin e derivateve

Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:38
Marko Biskimovski

Nëse deri më 8 maj presidenti Gjorgje Ivanov nuk i nënshkruan ndryshimet e ligjit për energjetikë, derivatet e naftës në vend do të shtrenjtohen në mënyrë drastike. Nga Komisioni rregullator i energjetikës për Alsat M thonë se pikërisht më 8 maj skadon kontrata për shitje me pakicë të naftës dhe derivateve të saja me OKTA-n dhe do të hyjë në fuqi tregu i liberalizuar. Nga ajo datë KRRE-ja nuk do mundet t’i llogaritë çmimet e derivateve të naftës në vend. Përvoja nga rajoni ku është aplikuar tregu i lirë, tregon se derivatet janë më të shtrenjta në krahasim me çmimet në vend për rreth 40%. Nëse presidenti Ivanov i nënshkruan ndryshimet e ligjit, do mbetet KRRE t’i përcaktojë çmimet dhe kjo nuk do shkaktojë shok në çmime për qytetarët, siguron kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

"Importuesi më i madh i naftës dhe derivateve të naftës në disa vitet e fundit është OKTA dhe kjo është diku mes 70 dhe 80%. Pikërisht ky fakt për ne është shumë i rëndësishëm dhe vlerësojmë se mund të ndodhë, një pjesëmarrës në treg me 80% t’i diktojë çmimet. Prandaj vlerësojmë se deri në liberalizimin përfundimtarë duhet të miratojmë metodologji të re me të cilën do mundemi edhe në të ardhmen t’i rregullojmë çmimet, ndërsa ta analizojmë edhe pjesëmarrjen e të gjithë pjesëmarrësve në treg me naftë dhe derivate të naftës", deklaroi Marko Biskimovski, kryetar i KRE-së.

Kohë më parë KRRE-ja dorëzoi në Qeveri nismë për ndryshimin e ligjit për energjetikë, me të cilin duhet të vërtetohet gjendja e saktë dhe reale për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës. Këto ndryshime janë për faktin se OKTA një periudhë më të gjatë nuk prodhon naftë por vetëm bën distribuimin e saj në vend. Javën e kaluar në Kuvend u miratuan ndryshimet e ligjit, por ligji ende nuk është dekretuar nga presidenti. Ivanov deri tani nuk ka nënshkruar asnjë ligj që ka miratuar Kuvendi me emrin e ri të shtetit. Përkundër tentimeve të Alsat për të kontaktuar me presidentin Ivanov për të marrë përgjigje, nëse qytetarët do të sillen para aktit të kryer dhe do të blejnë për thuajse 50% derivate më të shtrenjta, deri tani pa përgjigje nga Vodno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat