Korrupsioni i lartë mund të jetë pengesë për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Korrupsioni i lartë mund të jetë pengesë për anëtarësim në NATO

Më: 14 mars 2019 Në ora: 16:41
NATO - MK

Korrupsioni i lartë në vend mund të jetë pengesë për anëtarësim në NATO, ka paralajmëruar Asambleja Parlamentare e NATO-s. Ata kërkojnë nga autoritet të ndërmarrin masa për luftimin e tij dhe theksojnë si urgjente miratimin e ligjeve reformuese.

Partia opozitare VMRO-DPMNE ankohet se sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar është bërë praktikë e pushtetit aktual. Edhe pse fillimisht thanë se do të jenë konstruktiv dhe do të japin mbështetje, ata thonë se në të ardhmen ligjet duhet të sillen me procedurë të rregullt.

Partitë në pushtet kanë thënë për Asamblenë Parlamentare se është miratuar program për luftën kundër korrupsionit, është zgjedhur trupi rregullator i ri dhe pritet të arrihet konsensus për Prokurorinë Speciale.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ndodhet për vizitë disa ditore në Maqedoninë e Veriut dhe po monitorojnë situatën politike dhe ekonomik, si dhe miratimin e ligjeve që janë kyç për anëtarësimin e vendit në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat