Shkup, dyshime për të prekur nga bakteret MRSA

Maqedonia

Shkup, dyshime për të prekur nga bakteret MRSA

Më: 14 mars 2019 Në ora: 17:26
Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor

Prindërit e fëmijëve që shkojnë në çerdhe në Çair dhe në një shkollë në Butell, ku ka të prekur nga baktere MRSA, sot tek edukatoret kanë dhe mësueset kanë paraqitur fëmijë me baktere MRSA, por konfirmim zyrtar për zgjerimin e kësaj baktere ende nuk ka. Ekipi nga Qendra për Shëndet Publik dhe nga Inspektorati shtetëror Shëndetësor sot bëjnë kontrolle për zbulimin e rasteve të reja.

“Ekipet e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Qendrës për Shëndet Publik janë në terren. Kontrollojnë gjithkund ku ka indicje për praninë e bakteres MRSA. Deri tani nuk ka të prekur me bakteren MRSA, po bëhen kontrolle”, deklaroi Irinka Sotirova-Buhoca, drejtore e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Nga Qendra për Shëndet Publik dhe Inspektorati ju bëjnë apel prindërve t’i respektojnë procedurat dhe nëse vërejnë gjetjet e bakteres ta paraqesin që të ndërmerret masa.

Rasti i ri me të prekur nga MRSA sot nuk ka as te Instituti për Shëndet publik. Pas panikut te prindërit e fëmijëve që shkojnë në çerdhe dhe në shkollë ku janë zbuluar të prekurit nga bakteria, epidemiologu Zharko Karaxhovski nga Instituti për Shëndet Publik thotë se nuk ka nevojë për panik nëse bakteria paraqitet te fëmijët e shëndoshë.

“Bakteria mund të paraqes problem nëse paraqitet te personat me imunitet të dobët, te personat që kanë sëmundje tjera dhe te foshnjat e sapo lindura. Kur paraqitet te fëmijët e shëndoshë, kjo nuk mund të paraqes problem. Edhe pse bakteria për shumicën e antibiotikëve është rezistente, megjithatë ka antibiotikë që shëron dhe nuk ka nevojë për panik”. tha Karaxhovski për “Makfaks”.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njoftoi se në shkollë në Butell dhe në çerdhe në Çair janë ndërmarrë masa për pastrim dhe dezinfektim.

Institucionet kompetente vërteton një fëmijë me bakterin MRSA është në shkollën “Panajot Ginovski” në Butell, dhe tre raste janë regjistruar në çerdhen e fëmijëve “Snezhana” në Çair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat