Paraburgim për të dyshuarit në aksidentin e Llaskarcës

Maqedonia

Paraburgim për të dyshuarit në aksidentin e Llaskarcës

Më: 14 mars 2019 Në ora: 20:54
Pamje nga aksidenti

Paraburgim mori pronari i “Durmo Tours” dhe i dyshuari i dytë nga shtatë të arrestuarit për aksidentin në Llaskarcë, ndërsa i treti mori paraburgim shtëpiak, ndërsa njëri vetëm masa parandaluese.

Prokuroria kërkoi arrestimin e shtatë personave përfshirë këtu edhe shoferin e autobusit, pronarin e “Durmo Tours” dhe disa punëtorë në Durmo Tours dhe stacionin për kontroll teknik.

Për të dyshuarit do të hapet lëndë për “vepra të rënda për rrezikim të përgjithshëm të sigurisë”.

Më 13 shkurt në aksidentin tragjik në rrugën Shkup – Tetovë humbën jetën 15 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat