Aksidenti në Llaskarcë, paraburgim edhe për shoferin

Maqedonia

Aksidenti në Llaskarcë, paraburgim edhe për shoferin

Më: 14 mars 2019 Në ora: 23:34
Ilustrim

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit edhe për shoferin e autobusit të kompanisë “Durmo Turs”, pas aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në fshatin Llaskarc, ku humbën jetën 15 persona. Shoferi akuzoket për kryerje të detyrës në mënyrë të papërgjegjshme.

Gjykata më herët kishte caktuar masën e paraburgimit 30 ditor edhe ndaj pronarit të kompanisë “Durmo Turs” dhe udhëheqësit të kontrollit teknik “Auto Moto Lidhja Gostivar”. Ndërsa për tre të akuzuarit e tjerë janë shqiptuar masa të kujdesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat