Kongresi i parë veteriner-mjekësor mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Maqedonia

Kongresi i parë veteriner-mjekësor mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 09:42
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria

Në organizim të Odës Veterinere të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Lidhjes veterinere bullgare, sot dhe nesër në Strumicë do të mbahet Kongresi i parë veteriner-mjekësor mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Kongresi organizohet pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim mes odave të dy vendeve në vitin 2018 dhe është tubimi i parë në bashkëkoordinim të dy odave veterinere në rajonin më të gjerë.

Qëllimi është shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave mes mjekëve të veterinarisë nga dy vendet, shkëmbim i arritjeve më të reja shkencore dhe profesionale për përballje me sëmundje tek kafshët që kanë ndikim në shëndetin e njerëzve ose shkaktojnë dëme të mëdha ekonomike në blegtori, vërtetimin e strategjive për zbatim të masave epidemiologjike, sigurim i ushqimit të shëndosh për njerëzit, mirëqenie e kafshëve, mbrojtje e mjedisit jetësor dhe promovim i profesionit veterinero-shëndetësor dhe rëndësia e saj shoqërore si e mirë publike nacionale dhe ndërkombëtare.

Për kongresin, të cilin pritet të hapë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, janë paraqitur mbi 130 pjesëmarrës nga Bullgaria. Do të marrin pjesë edhe profesorë eminentë nga vendi ynë me fjalime të tyre, drejtori i Agjencisë pagesore, Nikolla Babovski, si dhe përfaqësues të Agjencisë për ushqim dhe veterinari.

Në punën e kongresit do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë bullgare për siguri dhe ushqim, Damjan Iliev, i cili njëherit është edhe një nga ligjëruesit, si dhe dekani i Fakultetit për mjekësi veterinere pranë Universitetit të Sofjes, Bogdan Aminkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat