Zhbogar: Është koha të shohim ndryshimin konkret në gjyqësor

Maqedonia

Zhbogar: Është koha të shohim ndryshimin konkret në gjyqësor

Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:00
Samuel Zhbogar

Është koha që të shohim ndryshime konkrete në gjyqësor, sundimi i së drejtës ka ndikim ndaj ekonomisë, porositi euroambasadori Samuel Zhbogar pas takimit të sotëm me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.

“Në fund të ditës edhe krahas të gjitha diskutimeve ne vijmë deri në sundimin e të drejtës për shkak të asaj se edhe kjo ka ndikim ndaj ekonomisë. I pamë përpjekjet të cilat i bën qeveria, parlamenti dhe institucione të tjera për miratimin e ligjeve edhe për rregullimin e gjyqësorit, megjithatë tash është koha të shohim ndryshimin konkret në gjyqësor, ndërsa për këtë përgjegjës janë gjykatësit dhe prokurorët të cilët punojnë në këto raste. Investitorët e huaj, gjithashtu, janë segment shumë i rëndësishëm i ekonomisë dhe ato për funksionimin e tyre kërkojnë siguri të cilën mund t’ia ofrojnë gjykatat dhe sistemi ligjvënës vendimet e të cilit do të bazohen në ligjet”, tha Zhbogar

Investitorët e huaj,shtoi, kontribuojnë për zhvillimin e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) dhe për eksportin dhe pikërisht për këtë vendosja e sundimit të së drejtës në vend është edhe më e rëndësishme.

Në takim është vlerësuar se proceset për bashkëpunim të gjashtë vendeve të rajonit e cila do të përfaqësojë bazë për integrimin në BE janë në fazën e progresit. Vlerësohen, siç tha euroambasadori, përpjekjet e odave për projektet të cilat zbatohen me mbështetjen e bashkëpunimit rajonal dhe për mënjanimin e pengesave dhe problemeve.

Sipas Azeskit, në periudhën e ardhshme duhet të priten ndërhyrje konkrete për përmirësimin e funksionalitetit të institucioneve, supozimet e rritjes dhe zhvillimit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal, e cila nga 1,5 miliardë euro të tanishme këtë vit mund të rritet në dy miliardë euro.

“Bëhet fjalë për gjashtë shtete me 22 milionë banorë dhe 350 mijë firma. Janë hapur zyrat në Tërst dhe Podgoricë, janë hapur programet për ndihmë të firmave dhe për integrimin e tyre me firma evropiane, paraqitje e përbashkët në tregjet e treta, rritjen e shkëmbimit. Këtu BE-ja ka rol të rëndësishëm pozitiv dhe preciz i cili mundësoi që t’i vendosim targetet dhe qëllimet në atë mënyrë tha Azevski.

Janë definuar saktë, problemet për përmirësimin e rrjedhës së mallrave dhe shërbimeve, për çka biznesi kërkon që të përshpejtohen aktivitetet e përbashkëta të qeverive në këtë drejtim.

“Në Kapaonik biznes forumin dërguam kërkesë për mbajtjen sa më të shpejtë të mbledhjes së përbashkët e cila nuk u mbajt me Qeverinë serbe rreth çështjeve të bashkëpunimit dhe VK “Tabanoc”, në ndërkohë kishim delegacion biznesi nga Bullgaria dhe Shqipëria, ndërsa presim delegacion serioz biznesi në krye me kryeministrin Aleksis Cipras nga Greqia”, paralajmëroi Azeski.

Problem, siç tha, janë edhe shkeljet serioze të marrëveshjes CEFTA për çka do të bëjnë presion serioz në aspekt të biznesit të palës kosovare sepse tashmë edhe këmbimi është ulur për tetë për qind, ndërsa mbetet e hapur edhe çështja e korrupsionit.

“Cak i veprimit tonë në të ardhmen do të jetë BPV i cili do të jetë të paktën në nivelin më të ulët të vendosur në mesataren e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me të cilat e zhvillojmë këtë aktivitet. Çështja e dytë është objektiviteti  i rritjes së BPV të Maqedonisë. Duhet të jemi objektiv me resurset sepse edhe në pikëpamje të infrastrukturës, energjetikës, por edhe të gazit që është mungesë serioze, parashtrohet pyetja se a mundet tani të mbështesim shkallë të rritjes të cilat realisht janë të parealizueshme. Të paktën të lëvizim në mesataren e cila për momentin është 3,4 për qind, të shkojmë diç më shumë është sigurisht mirë, por ky nivel do mbante një gjendje për ne e cila ka rëndësi të madhe”, tha Azeski

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat