Shkup, 13 aksidente trafiku, dy persona rëndë të lënduar

Maqedonia

Shkup, 13 aksidente trafiku, dy persona rëndë të lënduar

Më: 15 mars 2019 Në ora: 10:59
Foto Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 13 aksidente, ku në dy prej tyre dy persona kanë marrë lëndime të rënda. Në shtatë aksidente me lëndime të lehta kanë kaluar nëntë persona, ndërsa në katër aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Gjatë ditës së kaluar në Shkup, 27 shoferë janë sanksionuar për tejkalim të shpejtësisë, pesë ishin nën ndikimin e alkoolit, 13 kanë qenë pa leje për vozitje dhe dy fillestar.

Policia e trafikut gjithashtu ka lëshuar 116 tiketa për parkim të parregullt dhe me automjetin “merimangë” janë larguar 89 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat