Ramiz Merko me katër makina të reja, njëra prej tyre luksoze në vlerë prej 66.700 euro - Bota Sot
Ramiz Merko me katër makina të reja, njëra prej tyre luksoze në vlerë prej 66.700 euro

Maqedonia

Ramiz Merko me katër makina të reja, njëra prej tyre luksoze në vlerë prej 66.700 euro

Më: 15 mars 2019 Në ora: 12:55
Ramiz Merko

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, do të furnizohet me katër makina të reja njëra prej të cilave është luksoze. Vlera totale kap shifrën e 114.000 mijë eurove, edhe pse komuna për këtë furnizim kishte planifikuar të shpenzojë 100.000 mijë euro.

Marrëveshja për furnizimin e makinave luksoze është arritur më 28 nëntor, sot është publikuar në web sajtin e Byrosë për furnizime publike. Sipas marrëveshjes, do të merren një “Audi A6”, limuzinë me katër dyer, në vlerë prej 66.700 euro, “Shkoda Oktavia”, limuzinë me pesë ulëse, në vlerë prej  18.700 euro, si dhe dy “Shkoda Rapid”, gjithashtu limuzina me pesë ulëse, të cilat kapin vlerën me nga 14.205 euro për makinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...