Bekteshi: Hyrja në NATO e siguroi stabilitetin e shtetit që kontribuoi për rritje të investimeve

Maqedonia

Bekteshi: Hyrja në NATO e siguroi stabilitetin e shtetit që kontribuoi për rritje të investimeve

Më: 15 mars 2019 Në ora: 13:09
Kreshnik Bekteshi

Agjenda për reforma ekonomiken të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i përfshirë sfidat dhe mundësitë që ajo i ofron, ishte në fokus së takimit punues të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe anëtarëve të delegacionit të Nënkomitetit për tranzicion dhe zhvillim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të udhëhequr nga zëvendëskryetari Mateo Luixhi Bjanki, e cila ishte për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së veriut, informojnë nga Ministria.

Ministri Bekteshi theksoi se hyrja në NATO i siguroi stabilitet dhe siguri shtetit që kontribuoi për rritje ekonomike të investimeve prej mbi 624 milionë euro, prej të cilave pjesë më e madhe janë nga BE-ja, SHBA-ja dhe Turqia, që i hap dyert për vende pune të reja dhe mirë të paguara, rritje të standardit të jetesës dhe rritje graduale ekonomike.

Delegacioni ka treguar interes për sektorët prioritar të cilëve u është dhënë rëndësi e veçantë në periudhën e ardhshme dhe që do të thotë përparim, ekonomi të fuqishme dhe perspektiva të reja për të rinjtë.

Sipas Bekteshit, në fokus të vëmendjes janë energjetika, industria dhe investimet, ndërsa duke marrë parasysh faktin që Republika e Maqedonisë së veriut është vend i vogël, anëtarësimi në asociacione të mëdha do të thotë stabilitet ekonomik dhe politik, që reflektohet në të gjitha fushat e jetesës.

“Bekteshi shprehi falënderim për vizitën e nënkomitetit për tranzicion dhe zhvillim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila realizohet në një periudhë të rëndësishme për vendin tonë, kur tashmë tetë vende anëtare të NATO-s e kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë së veriut, duke shfaqur mbështetje për perspektivat tona euroatlantike”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat