18 vjet burg për Çavkovin, shtatë për Abdulfeta Alimin, të akuzuarit për 27 prillin shpallen fajtorë

Maqedonia

18 vjet burg për Çavkovin, shtatë për Abdulfeta Alimin, të akuzuarit për 27 prillin shpallen fajtorë

Më: 15 mars 2019 Në ora: 13:14
Aktgjykimi për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit

Sot në Gjykatën Penale në Shkup është shqiptuar aktgjykimi për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjykata vendosi që Mitko Çavkov 18 vjet burg, Mitko Peshov 15 vjet burg, Dushko Llazarov 15 vjet burg, Goran Gjoshevski 15 vjet burg, Oliver Popovski 13 vjet burg, Oliver Radullov 10 vjet burg, Munir Pepiq 15 vjet burg, Abdulfeta Alimi 7 vjet burg, Mlladen Dodevski 12 vjet burg, Jane Çento 15 vjet burg, Igor Jug 12 vjet burg, Vllatko Trajkovski 15 vjet burg, Villiam Mihalljovski 14 vjet burg, Nikolla Mitrevski – Koljo 15 vjet burg, Aleksandar Vasilevski-Ninxha 8 vjet burg.

Igor Durllovski u lirua nga akuzat për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.

Gjykata i obligoi të akuzuarit që të paguajnë harxhimet e gjykatës në afat për 15 ditë.

Gjatë leximit të aktgjykimit, gjykatësja tha se policia në ditën kritike të 27 prillit në vitin 2017 nuk ka vepruar sipas ligjeve dhe nuk ka mbrojtur jetën e deputetëve dhe gazetarëve.

Procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit filloi në gusht të vitit të kaluar dhe një nga proceset më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë.

Në fillim procesi zhvillohej kundër 33 të akuzuarve, të cilët dyshoheshin si kryerës të sulmit në Kuvend dhe të sulmeve ndaj deputetëve dhe gazetarëve.

Por, pas sjelljes së ligjit për amnisti ishin falur 15 persona.

Prokuroria zgjeroi hetimet për “të enjten e përgjakshme” edhe ndaj disa personave të tjerë. Si organizatorë të 27 prillit, nga Prokuroria dyshohen të jenë Nikolla Gruevski, Trajko Veljanoski, Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe Nikolla Boshkovski, për të cilët zhvillohet procedurë parahetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat