Aksident trafiku në Shkup, lëndohen rëndë dy persona - Bota Sot
Aksident trafiku në Shkup, lëndohen rëndë dy persona

Maqedonia

Aksident trafiku në Shkup, lëndohen rëndë dy persona

Më: 15 mars 2019 Në ora: 14:01
Foto Ilustrim

Dje rreth orës 11.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në udhëkryqin nga rruga “Xhon Kenedi” dhe rruga “Kemal Sejfulla” ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Mercedes aktros” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.K.(44) nga fshati Petrovec, Shkup dhe veturës së tipit “Pezho 307” me targa nga Shkupi e drejtuar nga U.S.(36) nga Kërçova.

Në aksident është lënduar rëndë shoferi U.S., ndërsa bashkëudhëtarja nga vetura e njëjtë Sh.J.(33) nga Kërçova është lënduar lehtë, lëndime këto të konstatuara nga ana e mjekut nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza”.

Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e ekipit të SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...