Lista e plotë e kryetarëve të komunave që do të gjobiten

Maqedonia

Lista e plotë e kryetarëve të komunave që do të gjobiten

Më: 15 mars 2019 Në ora: 14:06
Gjyq

Kryetar Komunash do të gjobiten për mosdorëzimin e dokumenteve për deklarimin e pasurive.

Anti-korrupsioni ka konstatuar se 18 kryetar komunash, nuk kanë dorëzuar dokumentacion të plotë ose njërin nga dokumentet e domosdoshme për të deklaruar pasurinë e tyre. Kryetarja e Komisionit për pengimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska, tha se gjashtë nga kryetarët e komunave, nuk kanë dorëzuar vetëm Listë aketuese dhe atë:

Milikije Alimi, kryetare e Komunës së Haraçinës
Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapëishtës,
Arben Taravarim, kryetar i Komunës së Gostivarit,
Konstantin Georgieski, u.d. kryetar komune i Ohrit,
Isen Asani, Kryetar i Komunës së Tearcës,
Stefçe Trpovski, kryetar i Komunës së Sopishtës

Deri tek antikorrupsioni, shtatë kryetar komunash, nuk kanë dorëzuar vetëm deklaratën për interesa siç janë:

Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës,
Zoran Zimbakov, kryetar i Komunës së Bosillovës,
Mirjan Janevf, kryetar i Komunës së Vasilevës,
Goran Trajkovki, kryetar i Komunës së Dellçevës,
Boro Stojëev, kryetar i Komunës së Novo Sellës,
Azem Sadiki, kryetar i Komunës së Studeniçanit,
Goran Stojanovski, kryetar i Komunës së Çashkës.

Ndërsa pesë kryetar komunash, kanë dorëzuar vetëm deklaratën për interesa, por nuk kanë potencuar nëse ajo është për Kryetar Komune, ose për ndonjë funksion tjetër.

Sasho Jankovski, kryetar i Komunës së Vevçanit,
Boris Georgievski, kryetar i Komunës së Gazi Babës,
Xhemil Qamili, kryetar i Komunës së Dollnenit,
Jordan Nasev, kryetar i Komunës së Kavcadarcit,
Arijan Ibrahim, kryetar i Komunës së Qendrës Zhupë.

Kryetari i Komunës së Qendrës Zhupë, Arijan Ibrahim, i cili është rizgjedhur në këtë funksion, ka dorëzuar vetëm një listë anketuese dhe deklaratë për interesa por pa potencuar për çfarë i ka dorëzuar, për zgjedhjen në funksion ose për ndërprerjen e funksionit. Për mosdorëzimin e këtyre dokumenteve, kryetarët e Komunave do duhet të dënohen me gjoba nga 200 deri në 400 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat