Vetura e policisë në Shkup përplaset me një veturë tjetër, ka të lënduar

Maqedonia

Vetura e policisë në Shkup përplaset me një veturë tjetër, ka të lënduar

Më: 15 mars 2019 Në ora: 14:35
Foto Ilustrim

Me 14.03.2019 në ora 19.30 në udhëkryqin nga bulevardi “Jane Sandanski” dhe rrugës “Vasko Karangelevski” ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Folksvagen Polo’ në pronësi të MPB-së, e drejtuar nga M.G.(28) dhe veturës së tipit “Pezho” me targa nga Shkupi e drejtuar nga G.S.(37) nga Shkupi.

Në aksident janë lënduar shoferët dhe udhëtarët në dy veturat dhe të njëjtit me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.

Nga ana e ekipit të SPB Shkup është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, ndërsa për aksidentin është njoftuar edhe Reparti për kontrollin e brendshëm dhe standardet profesionale që është duke ndërmarr masa nën kompetencat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat