Zijadin Sela reagon pas dënimit me burg të Abdulfetah Alimit: E rëndë sot dita Feta! Më mirë kurrë mos i kisha hapur sytë në mbrëmjen e 27 prillit - Bota Sot
Zijadin Sela reagon pas dënimit me burg të Abdulfetah Alimit: E rëndë sot dita Feta! Më mirë kurrë mos i kisha hapur sytë në mbrëmjen e 27 prillit

Maqedonia

Zijadin Sela reagon pas dënimit me burg të Abdulfetah Alimit: E rëndë sot dita Feta! Më mirë kurrë mos i kisha hapur sytë në mbrëmjen e 27 prillit

Më: 15 mars 2019 Në ora: 15:04
Zijadin Sela

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela ka reaguar në profilin e tij në Facebook pas dënimit me 7 vite burg të Abdulfetah Alimit, transmeton Almakos.

“Në një ndejë me Fetain më pat thënë: “Nuk shqetësohem shum për dënimin sa shqetësohem për faktin qê po më fusin në një thes me kriminelët…”

Miku im, krimi yt i vetëm është se femijët e mi akoma kanë mundësinë tê thërrasin babanë e tyre dhe unë tju përgjigjem. Ti bëre “mëkatin” e ruajtjes së jetës. Ti je në burg sepse un jam gjall, prandaj ti ska se si të jesh si ata që më deshën të vdekur. Si ata që sot janë të lirë por me duar e me këmbë të zhytur në krim. Po po janë të lirë, biles edhe me pozicione qeveritare.

Nqs dikush nëpërmjet dënimit tënd don të tregoj simbolikën se regjimi i kaluar kishte dy komponentë edhe maqedon edhe shqiptar, ti nuk je kjo simbolikë. Ti je simbolika e shqiptarit të zakonshëm që e don jetën, që e don lirinë. Ti je simbolika e shqiptarit që i montohen akoma procese politike. Je simbolika e gjyqsisë së politizuar dhe me dy standarde. Simbolika e regjimit te kaluar smund te jetë Fetai por është Aliu me Nikollën. Ti dhe dënimi yt sot po që jeni simbolika e regjimit të tanishem të Aliut dhe Zoranit.

P.S. E rëndë sot dita Feta! Më mirë kurrë mos i kisha hapur sytë në mbrëmjen e 27 prillit sesa të jetoj këtë turp. Po, ti je fajtor. Ke fajin që un sot ndihem me fajin e pafuqise për të të ndihmuar. Ke fajin që jam gjall.”, shkroi Zijadin Sela.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...