Përveç “Durmo Tursit”, edhe tre autobusa tjerë kanë lëvizur me frena të prishur për në Gostivar

Maqedonia

Përveç “Durmo Tursit”, edhe tre autobusa tjerë kanë lëvizur me frena të prishur për në Gostivar

Më: 15 mars 2019 Në ora: 15:13
Foto Ilustrim

Përveç autobusit “Durmo Turs”, transportin e qytetarëve të Gostivarit me frerë të prishur, siç mëson Portalb.mk e kanë realizuar edhe tre ndërmarrje të tjera: “Auto Prevoz Martineski”, “Nasir Turs” dhe “Domino Llajn”.

Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm ndaj autobusëve të Gostivarit, erdhi pas aksidentit të trafikut në Llaskarcë, ku autobusi i ndërmarrjes së Gostivarit, “Durmo Turs” u rrokullis, dhe si pasojë humbën jetën 15 persona kurse 39 të tjerë ishin lënduar.

“Tre autobusët jo të rregullt janë tërhequr nga komunikacioni dhe vozitësve dhe personave juridik u është përgatitur padi ligjore përkatëse”, njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Qarkullimi i autobusëve me frerë të prishur përveç se mund të nxit pasoja të mëdha, siç ishte rasti me aksidentin në Llaskarcë, është në kundërshtim edhe me Ligji për siguri në komunikacionin rrugor.

“Nenin 105, paragrafi 4: Kur vetura lëviz në rrugë publike, detyrimisht duhet të ketë frerë të gomave të pasme”.

Në po të njëjtin ligj, thuhet se parakusht që autobusi të kyçet në qarkullim, është ta kalojë me sukses kontrollin teknik, transmeton Portalb.mk.

 “Neni 173: Aprovim për transport grupor jepet pasi që me kontrollin teknik vërtetohet se vetura është në rregull”.

Raporti i parë njëmujor i Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit tregoi se njëri nga dy shkaqet e aksidentit ishin pikërisht mosfunksionimi i sistemit të frenimit.

Në kontrolle teknike të jashtëzakonshme kanë qenë edhe autobusët që qarkullojnë në Shkup, ku prej 49 autobusë sa ndaloi Policia e Komunikacionit, nga transporti publik janë shkyçur 14 autobusë të 11 ndërmarrjeve private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat