Voutsis-Dimitrov: Marrëveshja e Prespës hapi rrugën e miqësisë dhe bashkëpunimit në mes të dyja vendeve

Maqedonia

Voutsis-Dimitrov: Marrëveshja e Prespës hapi rrugën e miqësisë dhe bashkëpunimit në mes të dyja vendeve

Më: 15 mars 2019 Në ora: 15:24
Voutsis dhe Dimitrov

Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Voutsis sot realizoi takim me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, njofton AIM.

Voutsis gjatë takimit dha mesazhin se marrëveshja e Prespës ka hapur rrugën drejtë miqësisë, aleancës dhe bashkëpunim në të gjitha fushat, në rrugën e së cilës po shkojnë të dyja vendet.

“Ratifikimi i marrëveshjes së Prespës në përmbajtje dhe shpirt i ka të gjitha dispozitat që të hap rrugën në të cilën po ecim që të ekzistojë miqësi, bashkëpunim, aleancë dhe partneritet në mes të dyja vendeve dhe në mes popullit grek dhe popullit të Maqedonisë së Veriut”, tha Voutsis.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov tha se me marrëveshjen e Prespës është hapur potencial i madh në mes të dyja vendeve dhe tha se është e rëndësishme që të bindet ç’do qytetarë, edhe në Greqi edhe në Maqedoninë e Veriut, “se kjo ishte punë e drejtë dhe se jemi aleat të natyrshëm”.

“Do të duhet kohë, përpjekje dhe lidership, por mendoj se duke shikuar prapa marrëveshjen e Prespës, të gjithë do të jemi krenar, përfshirë edhe kundërshtarët e marrëveshjes. Dhe do t’i bindim të gjitha partitë politike dhe opinionin e të dyja vendeve dhe se nuk ka aspak dyshim rreth kësaj”, tha Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat