211 vjet burg për të akuzuarit e 27 prillit

Maqedonia

211 vjet burg për të akuzuarit e 27 prillit

Më: 15 mars 2019 Në ora: 19:03
Foto ilustruese

Dënimi më i lartë me burg iu shqiptua ish-drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, 18 vite, ndërsa më të ulët Abdulfeta Alimi, 7 vite. Mitko Peshov, Dushko Llazarov, Goran Gjoshevski – Levi dhe Munir Pepiq u dënuan me 15 vjet. Oliver Popovski me 13, ndërsa Oliver Radulov 10 vjet. Mlladen Dodevski, Igor Jug dhe Gorançe Angellovski – Qoseto u dënuan me 12 vjet, Jane Çento, Vllatko Trajkovski dhe Nikolla Mitreski – Koljo u dënuan me 15 vjet, ndërsa Aleksandar Vasilevski – Ninxha u dënua me tetë vjet burg. Të afërmit e të dënuarve me mospëlqim dhe lot e dëgjuan shpalljen e verdiktit të gjykatëses Dobrila Kacarsk

Bëhet fjalë për aksion të organizuar mirë, por pse atëherë ishte aq evidente se kush është shënjestër në këtë masë të tërbuar. Padyshim këta ishin deputetët që e formuan shumicën parlamentare, në mesin e të cilëve edhe deputeti Ziadin Sela, i cili është shqiptar dhe deputeti i atëhershëm, ndërsa tani kryeministër, Zoran Zaev. Me veprimet e ndërmarra kështu shihet qëllimi për kërcënimin e rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut- deklaroi gjykatësj Dobrilla Kacarska.

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion është e kënaqur nga lartësia e dënimeve të shqiptuar me burg. Megjithatë, në mënyrë plotësuese do të vendosin nëse do të ankimojnë një pjesë të dënimeve për të cilat konsiderojnë se janë të ulëta.

Për disa nga të akuzuarit u shqiptuan dënime nën minimumin e paraparë ligjor, ndërsa për të tjerët nga minimumi i paraparë e sipër. Kur të shihni kohëzgjatjen në lartësinë e të gjitha dënimeve, për disa mund të thoni se janë relativisht të larta, e për disa jo, por edhe këtu lë hapësirë ta marrim aktgjykimin me shkrim dhe do shohim, më pas do vendoset nëse prokuroria do ankohet- pohoi Ivana Stojçeva, prokurore kundër krimit të organizuar.

Avokati Sasho Dukovski që e mbron Mitko Çavkovin, vlerëson se dënimi prej 18 vjetëve burg është shumë i lartë.

Nuk do e komentoj vendimin gjyqësor nëse është bazuar në prova ose jo. Vetëm do thosha se nuk është prodhim i gjendjes së konfirmuar faktike sepse aty nuk ka as “P” nga vepra penale për çka akuzohet. Gjithsesi se do dorëzojmë ankesë dhe do shohim ku do arrijmë- tha avokati Sashko Dukovski.

Ndryshe, para gjykimit të rastit për hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill kishte amnisti selektive nga e cila nga përndjekja penale u liruan 15 persona. Mes tyre edhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të përbashkët” si dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që i hapën dyert e Kuvendit për t’u futur turma brenda. Paralelisht me këtë prokuroria hapi hetime të reja për porositësit e ngjarjeve të 27 prillit. Të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, Trajko Veljanovski, Mile Janakievski, Spiro Ristovski mdhe ish operuesi i DSK-së Nikolla Boshkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat