Hetimi për fletëpagesa rrugore të rrejshme ndaj ish-deputetës Boneva është kah fundi

Maqedonia

Hetimi për fletëpagesa rrugore të rrejshme ndaj ish-deputetës Boneva është kah fundi

Më: 16 mars 2019 Në ora: 11:27
Silvana Boneva

Hetimi për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) me emrin “Drumarina” ku e dyshuar është ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Sillvana Boneva është në fazën finale. Kjo u tregua në raportin e shtatë gjashtëmujor të Prokurorisë Speciale Publike, që u publikua dje.

Gjashtë muajt e kaluar Prokuroria Speciale Publike ka ndërmarrë një numër të madh të veprimeve hetimore, ka dëgjuar dëshmitarë dhe ka dorëzuar më shumë kërkesa në institucione të ndryshme nga të cilat i ka marrë të dhënat e kërkuara.

PSP më 22.10.2018 dhe 25.12.2018 ka vendosur kompetencë të vërtetë në lëndët e Prokurorisë Publike të Shkupit në lidhje me hetimin.

“Lënda ndodhet në fazën finale, dhe pas përfundimit të procedurës hetimore, do të jepet vendim prokurorial”, shkruan në raportin e Prokurorisë.

Më 19 dhjetor 2017, Prokuroria Speciale Publike ka hapur 7 raste të reja, mes të cilave edhe hetimi për Bonevën. Sipas PSP-së, në periudhën prej qershorit të vitit 2012 deri në dhjetor të vitit 2015, Sillvana Boneva ka dorëzuar 843 llogari fiskale të rrejshme gjoja se i ka marrë nga udhëtimi i relacionit nga Strumica deri në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat