OBRM-PDUKM akuzon se kreu i SPB Shtip është person që ka marrë padi penale për trafikim me emigrantë

Maqedonia

OBRM-PDUKM akuzon se kreu i SPB Shtip është person që ka marrë padi penale për trafikim me emigrantë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:10
OBRM-PDUKM

Orce Gjorgjievski nga OBRM-PDUKM thotë se “Spasovski tashmë dy muaj në krye të SPB Shtip mban Ljupço Trajkovskin, kundër të cilit sipas njoftimeve tona është ngritur padi penale për trafikim me emigrantë”.

“Trajkovski, edhe pse është i dyshuar për vepër serioze penale, dhe që i kanoset dënimi me burg prej më së paku 10 vite, ende mban funksionin e tij në SPB Shtip. Si mund që qytetarët e Maqedonisë lindore të ndjehen të sigurt kur kreu i policëve është person që dyshohet për vepër penale ku dënimi është mbi 10 vite”, pyeti Gjorgjevski.

OBRM-PDUKM akuzon se Trajkovski nuk është rasti i parë ku bashkëpunëtorët kryesorë të Spasovskin janë kapur me krim, e më pastaj të kryejnë funksione të ndryshme. Gjorgjievski shton se këshilltari i Spasovskit, Dragan Simonovski është arrestuar nën dyshimin se ka kërcënuar. Paraburgim nuk ka pasur, ndërsa këshilltari i Spasovskit ka vazhduar të shkojë në punë, ndërsa dëshmitë në mënyrë misterioze janë zhdukur dhe prokuroria ka hequr dorë për ta ndjekur.

“Njerëz si Trajkovski dhe Simonovski nuk duhet të jenë persona të MPB. Qytetarët meritojnë polici të ndershme dhe profesionale, dhe jo polici ku krerët janë kriminel. MPB duhet të jetë për qytetarët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat