Pendarovski: OBRM-PDUKM nuk u distancua nga dhunuesit

Maqedonia

Pendarovski: OBRM-PDUKM nuk u distancua nga dhunuesit

Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:48
Stevo Pendarovski

Kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski në vizitën e tij në Shën Nikolla i komentoi ngjarjet e 27 prillit duke theksuar se kryesia aktuale e OBRM-PDUKM duhej të tërhiqej nga dhunuesit, dhe të njëjtën është dashur ta bëj edhe Gordana Siljanovska.

“Për fat të keq ajo parti dhe kryesia a tashme e saj, nuk bënë distancim nga dhunuesit dhe të kërkojnë falje për qytetarët e Maqedonisë”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se si kryetar shteti, detyra e parë e tij do të jetë të mbroj qytetarët dhe liritë e tyre, dhe do të kundërshtojë secilën përpjekje nëse dikush dëshiron t’i limitojë ato të drejta dhe liri.

“Republika e Maqedonisë së Veriut nuk mund të shkojë para dhe nuk mund të trajtohet si shtet demokratike me njerëz që duan të na kthejnë në të kaluarën e errët”, tha mes tjerash Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat