Mbulesa e dëborës vazhdoi sezonin e skijimit në Kodrën e Diellit - Bota Sot
Mbulesa e dëborës vazhdoi sezonin e skijimit në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Mbulesa e dëborës vazhdoi sezonin e skijimit në Kodrën e Diellit

Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:50
Kodra e Diellit

Mbulesa e re e dëborës vazhdoi sezonin e skijimit në Kodrën e Diellit. Turistët që shfrytëzojnë fundjavat e fundit për skijim, thonë se ndjenja të skijosh në muajin mars është shumë e mirë.

Ato theksojnë Kodra e Diellit ka parakushte ideale natyrore për zhvillimin e turizmit dimëror, por duhet më shumë të punohet në infrastrukturë.

Hotelierët thonë se sezoni ka shkuar mirë. Disa prej turistëve të huaj hoqën dorë kur kanë parë se në çfarë gjendje është rruga që çon tek objektet e tyre. Është i nevojshëm restaurim i rrugës, borë artificiale dhe funksionimi i teleferikut gjatë gjithë vitit, të mos varen nga dimri, përkatësisht të zhvillohet edhe turizmi verore.

Nga udhëheqësia e qendrës skijimore, thonë se ky vit ka qenë një ndër sezonet më të suksesshme. Është vendosur edhe sistem elektronik i pagesës së kartave dhe në mënyrë të plotë është rikonstruaar një teleferik, ndërsa momentalisht po punohet në rritjen e numrit të vendeve të parkingut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...