VMRO-DPMNE: Përndjekja politike në Maqedoni arrin kulminacionin e saj - Bota Sot
VMRO-DPMNE: Përndjekja politike në Maqedoni arrin kulminacionin e saj

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Përndjekja politike në Maqedoni arrin kulminacionin e saj

Më: 17 mars 2019 Në ora: 11:21
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE thuhet se “211 vitet burg për rastin e montuar për 27 prillit e varrosën drejtësinë”.

Nga VMRO-DPMNE thonë se përndjekja politike në Maqedoni arrin kulminacionin e vet dhe se nga dita në ditë rritet numri i viktimave të zaevizmit, përndjekjes politike dhe torturës së pushtetit ndaj kundërshtarëve.

“Maqedonia është shtet i kapur, ku është hequr sundimi i së drejtës, gjyqësia Kacarska gjykon siç porosit Zaevi, ndërsa prokuroria Ruskoska monton raste politike për kundërshtarët politik të Zaevit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

16 dënimet e rrepta për të akuzuarit e rastit të montuar për 27 prillit, thonë nga VMRO-DPMNE, është dëshmi se frika ka kapluar LSDM-në dhe Zoran Zaevin nga qytetarët. Sipas tyre përndjekja politike është një përpjekje e dështuar që Zoran Zaevi ta mbajë pushtetin dhe të vazhdojë më, siç thonë nga kjo parti, sundimin kriminal të tij.

“Fundi i karrierës politike është afër. Ai iku nga zgjedhjet e parakohshme kuvendare, por vullneti i qytetarëve do të fitojë në zgjedhjet presidenciale. Zoran Zaev nuk do t’i gënjej përsëri qytetarët”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se Pendarovski është sinonim i zaevizmit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...