Banesa e ndërtesës parlamentare e caktuar në MPB, një operator logjistik ka mbajtur materiale të Mijallkovit dhe Gruevskit

Maqedonia

Banesa e ndërtesës parlamentare e caktuar në MPB, një operator logjistik ka mbajtur materiale të Mijallkovit dhe Gruevskit

Më: 17 mars 2019 Në ora: 13:09
Përgjimet

Banesa te Stacionini hekurudhor, në ndërtesën e njohur si “Parlamentarja”, ku janë bërë transkriptet e materialeve të përgjuara, i ka përkitur Agjencisë për hapësirë banesore dhe afariste, që ia ka dhënë MPB-së, mëson TV21. Në të ka pasur 5 kompjuterë, përkatësisht 5 stacione pune, ndërsa në një prej kompjuterëve i cili ka qenë i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me kompjuterët  kryesorë të DSK-së, janë transferuar komunikimet e kriptuara nga përgjimet që janë kryer brenda DSK-së.

Kompjuterët kanë qenë të lidhur mes vete me qëllim që  të mos ketë asnjë dyshim se këtu bëhen transkriptet. Ato materiale i ka marrë një operator logjistik dhe më pas ua ka sjellë ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkovit dhe ish-kryeministrit, Nikolla Gruevskit.

Fakti që kompjuterët kanë qenë të lidhur mes vete, i ka mundësuar “fishkëllyesit” Zvonko Kostovski, të ketë qasje deri tek ato materiale dhe të njëjtat t’i marrë. Një pjesë të audio-incizimeve e ka kopjuar, ndërsa pjesën më të madhe të materialeve të  përpunuara i ka marrë. Transkriptet në momentin e përpunimit ishin të qasshme në rrjetin me çka Kostovski ka hyrë në rrjetin dhe përmes programit Autosave i ka ruajtur materialet e kopjuara. Disa prej materialeve janë të papërfunduara, sepse sistemi për ruajtjen e materialeve ka funksionuar me  tajming  të caktuar, por 90% prej tyre ai ka arritur t’i marrë. E pyetëm Ministrinë e Brendshme nëse është e saktë se këtë banesë ia ka dhënë Agjencia për hapësirë banesore dhe afariste dhe nëse DSK e ka marrë këtë banesë me qëllim që atje të bëhen transkriptet, por nuk morëm përgjigje.

Kostovski, të enjten gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Penale për rastin me përgjimin masiv “Shënjestra-Fortesa”, deklaroi se Zoran Zaev ka qenë i përgjuar nën pseudonimin “Zo Za”. Ishte prezantuar edhe hard-disku në të cilin Kostovski i ka transferuar materialet nga DSK-ja. Pas dëshmisë, në Gjykatë foli edhe deputetja Frosina Remenski, e cila kërkoi zgjerim të hetimit.

“Për fat të keq, deklaratat më relevante dhe më indikative që i kanë dhënë në Gjykatë Gjorgji Llazarevski dhe Zvonko Kostovski janë vetëm të popullarizuara nëpër mediat, kurse përgjegjësi nuk kërkohet/zgjerohet në bazë të informacioneve të reja. A nuk është kjo nxitje e mjaftueshme për organet hetimore – fakti që ndërtesa e DSK-së nuk ka qenë lokacioni i vetëm për përgjimin e paligjshëm të komunikimeve? A nuk është urgjente edhe çështja – nëse ka dhe ku gjenden foletë e paligjshme të keqpërdorimeve? Ku ka kabllo, hyrje dhe dalje nga sistemet dhe bazat, të cilat dikush i ka privatizuar dhe keqpërdorur? Nëse presim që këtë ta na tregojnë “fishkëlluesit” (gjë të cilën tashmë e kanë bërë) atëherë kemi problem” theksoi Frosina Remenski , LSDM-ë

Sipas aktakuzës për rastin “Shënjestra-Fortesa”, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve, në DSK-në gjatë periudhës 2008-2015, në mënyrë të paligjshme janë përgjuar mijëra numra telefonikë, kurse caku i këtij përgjimi kanë qenë mbi 20 mijë qytetarë. Në këtë lëndë, të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së Pestë pranë MPB-së, Goran Grujovski, Nikolla Boshkovski, i punësuar në DSK, që të dy të arratisur në Greqi, pastaj ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankuloska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat