Izet Zeqiri: Vetëm punësimi e ndalon emigrimin - Bota Sot
Izet Zeqiri: Vetëm punësimi e ndalon emigrimin

Maqedonia

Izet Zeqiri: Vetëm punësimi e ndalon emigrimin

Më: 17 mars 2019 Në ora: 14:14
Izet Zeqiri

Akademik Izet Zeqiri ka shkruar në profilin e tij në Facebook se vetëm punësimi e ndalon emigrimin e popullatës së Republikës së Maqedonisë Veriore,

“Vetëm punësimi dhe angazhimi me punë ka tendencë të jetë element i strukturës në konstitucionin psikologjik të njerëzve.

Punësimi është shumë i rëndësishëm për zonat që jetojnë në varfëri, sepse siguron të ardhura që është burimi kryesor i plotësimit të nevojave njerëzore dhe familjare. Puna këtyre njerëzve ju ofron një mjedis të strukturuar, ku mund të thithen energjitë e këtyre njerëzve të aftë për punë. Të pasurit e një pune do të thotë shumë për njerëzit; së pari puna do t’i mundësonte bazën për përvetësimin dhe ushtrimin e shprehive dhe aftësive të çdo njeriu, do t’u mundësonte shfrytëzimin e mjediseve që shumë dallojnë nga mjedisi shtëpiak apo ndonjë mjedis tjetër. Te njerëzit që janë të zënë në punë koha organizohet rreth ritmit të punës, e cila siguron sensin e drejtimit në veprimtaritë e ndryshme. Kjo mundëson që njerëzit ta eliminojnë mërzitjen si një problem dhe nuk u jep mundësi të zhvillojnë ndjenjën e antipatisë ndaj kohës, pasi ata kur s’kanë punë shpesh thuan” koha tani nuk e ka rëndësinë e dikurshme…ka kaq shumë prej saj”. Puna ofron identitet personal, ajo vlerësohet për sensin e identitetit të qëndrueshëm social që ofron. Kjo ka një rëndësi te meshkujt pasi që vetëvlerësimi është shpesh i lidhur me kontributin ekonomik që e japin ato për mbajtjen e familjes.”, shkroi Izet Zeqiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...