Vlon në BDI, ‘luftë’ mes dy krahëve?

Maqedonia

Vlon në BDI, ‘luftë’ mes dy krahëve?

Më: 17 mars 2019 Në ora: 17:30
Foto

Sipas integristëve, ministria do të përfshij kompetenca edhe më të mëdha se sekretariati, duke përfshirë dy drejtori si roli i saj ekzekutiv do të ketë peshë me të madhe.

Sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi vlerëson se me shuarjen e sekretariatit forcohet Marrëveshja e Ohrit, duke e bazuar qëndrimin e tij në faktin që marrëveshja tashmë është pjesë e Kushtetutës.

“Unë vlerësoj se e gjithë kjo procedurë vetëm se do ta avancon sekretariatin në ministri dhe do ta rritë peshën e Marrëveshjes së Ohrit. Të gjitha kompetencat e sekretariatit janë përshkruar në kompetencat e ministrisë së re, duke shtuar edhe kompetenca tjera. Ministria do të jetë shumë më e fuqishme se sa sekretariati në zbatimin e MO-së dhe të gjitha vlerave që rrjedhin nga viti 2001 dhe që u rrumbullakuan me ndryshimet kushtetuese. Marrëveshja e Ohrit është pjesë e Kushtetutës të cilën gjithsecili e ka për detyrë ta zbatojë”. – theksoi Artan Grubi, Deputet i BDI-së

Por krahu i luftës në BDI mendon ndryshe. Sipas tyre, partia nuk i ka njoftuar për ndryshimet ligjore dhe shuarjen e sekretariatit edhe pse kreu i BDI-së i kishte premtuar se çdo gjë do të bëhet sipas konsultave partiake. Hazbi Lika dhe Rafiz Aliti kërkojnë debat të thellë në parti.

Kohës së fundit keni dëgjuar zëra se formohet një ministri e cila do ta avancojë zbatimin e MO-së. E thek këtë sepse ka pas shqetësime shumë të bashkëluftëtarët tanë. Reagimet nuk i kemi bë për kapicat tona” u shpreh Rafiz Aliti, Ish deputet i BDI-së

“Nuk e di kur BDI e ka sjell këtë vendim por e di që është pjesë e marrëveshjes së Tiranës. Sot kur po merret iniciativa për hartimin e ligjit unë e vlerësojë si shumë të arsyeshme që të konsultohen të gjitha palët për të arritur një ligj sa më të mirë”. – tha Hazbi Lika, Zëvendëskryeministër për zbatimin e MO-s

Krahu i luftës mbështet idenë që sekretariati të shkrihet vetëm në rast nëse ministria e re do të quhej Ministria për zbatimin e MO-së dhe sistem politik, gjë për të cilën nuk pajtohet BDI e cila tashmë ka mbështetur leximin e parë të propozim-ligjit i cili Sekretariatin për zbatimin e MO-së e shkrinë në Ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat