Siljanovska: Ta ndalojmë katastrofën ekologjike në Ohër dhe Strugë

Maqedonia

Siljanovska: Ta ndalojmë katastrofën ekologjike në Ohër dhe Strugë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 20:15

Kandidatja për kryetare e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi takim me qytetarët e komunës së Vevçanit dhe Strugës. Ajo në takim porositi se duhet të ndalohet katastrofa ekologjike që po ndodh në Ohër dhe Strugë.

“Nëse e duam Maqedoninë duhet ta mbrojmë me ligj. Maqedoni, është koha ta ndalojmë këtë katastrofë ekologjik që po ndodh në Ohër dhe Strugë. Deri kurë vetëqeverisja lokale dhe pushteti do ta injorojnë zërin e qytetarëve? Deri kur do të injorohet rekomandimet e organizatave ekologjike joqeveritare?”, deklaroi Siljanovska Davkova.

Në Vevçani, kandidatja nga radhët e OBRM-PDUKM-së theksoi se është kandidate që lufton për mbrojtjen e identitetit dhe emrit maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat