Osmani dhe Dimitrov në takim me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së - Bota Sot
Osmani dhe Dimitrov në takim me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së

Maqedonia

Osmani dhe Dimitrov në takim me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së

Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:22
Bujar Osmani

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Bruksel ku do të marrin pjesë në mëngjesin e punës me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian, në organizimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Rumanisë, Katrugalos dhe Maleshkanu.

Sipas MPJ-së, Dimitrov do të brifojë për arritjet vijuese në kontekst të eurointegrimeve, për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, rezultateve të reformave dhe pritjet e përgjithshme nga vendet-anëtare në drejtim të arritjes së vendimit për fillimin e negociatave inkuadruese  me vendin në qershor të këtij viti.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, siç informoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, njoftojnë se në mëngjesin e punës “me miqtë e Maqedonisë së Veriut, lëndë e bisedimeve do të jetë vijimi integrues i vendit drejt BE-së dhe do të theksohet rëndësia nga zbatimi i axhendës reformuese dhe Marrëveshjes së Prespës.

Dimitrov dhe Osmani do të jenë  pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev në takimin e nesërm të rregullt të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim midis  vendit tonë dhe BE-së. Duke pasur parasysh presidencën rotuese, me takimin do të  kryesojë kryeministri Zaev, ndërsa  bashkëkryesuese do të jetë përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini. Këshilli do të  përfaqësohet edhe nga eurokomisari  për Zgjerim, Johanes Han, ndërsa në delegacionin tonë qeveritar do të jetë edhe zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska.

Gjatë kohës së qëndrimit në Bruksel është parashikuar që Dimitrov të realizojë takim me Han dhe të ketë takime me disa ministra të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së si dhe takime të tjera me përfaqësues të institucioneve evropiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...