Parlamenti Europian voton “pro” ekstradimit të Gruevskit nga Hungaria

Maqedonia

Parlamenti Europian voton “pro” ekstradimit të Gruevskit nga Hungaria

Më: 18 mars 2019 Në ora: 10:29
Parlamenti europian

Parlamenti Europian kërkon ekstradimin e Gruevskit, ku mes tjerash thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.

Deputetët e Parlamentit Europian kanë miratuar dy amendamentet përmes së cilëve kërkohet nga Hungaria që ta ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoni. Kjo pritet të jetë një goditje e radhës e Hungarisë ndaj vlerave europiane, prej kohës kur udhëhiqet nga konservatori i djathtë Viktor Orban.

Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini përveç që është mbështetur nga socialdemokratët dhe Të Gjelbërit, me presione është mbështetur edhe nga PPE. Ai kërkon ekstradimin e Gruevskit, ku mes tjerash thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.

Gruevski duhej të qëndronte nr burgun e Shutkës nga fillimi i janarit, por i shpëtoi falë arratisjes me veturë diplomatike nga Shkupi deri ne Hungari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat