Komuna e Ohrit nuk do të financojë më koncertet e Cecës, Severinës dhe Lepa Brenës

Maqedonia

Komuna e Ohrit nuk do të financojë më koncertet e Cecës, Severinës dhe Lepa Brenës

Më: 18 mars 2019 Në ora: 13:09
Ceca dhe Lepa Brena

Edhe pse në të kaluarën Ohri ka qenë një ndër vendet e njohura në Ballkan si qendra e muzikës turbo-folk, këtë vit autoritet kanë vendosur që mos të financojnë koncerte me muzikë serbe, kroate dhe muzikë sllave.

“Kur e analizuam gjendjen faktike nga vitet e kaluara, vërtetuam se qyteti nuk kishte asnjë përfitim por vetëm produksionet muzikore që i sillnin këto këngëtare në Ohër. Qyteti nga periudha 14 korrik-15 gusht është i stërmbushur me turistë kurse këto koncerte nuk ndikojnë në sjelljen e turistëve shtesë. Për këtë ne nuk do mbështesim këtë vit këto lloje të koncerteve” thanë nga Komuna e Ohrit.

Përndryshe, në Ohër mbahen edhe koncerte tjera. “Ohrid Calling” është një ndër to, që mbledh turistë nga e gjithë bota, duke pasur parasysh ofertën artistike nëpër koncerte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat