Prokuroria: Nuk është rrezikuar e drejta e pensioneve e të siguruarve në Maqedoni

Maqedonia

Prokuroria: Nuk është rrezikuar e drejta e pensioneve e të siguruarve në Maqedoni

Më: 18 mars 2019 Në ora: 13:10
Prokuroria Themelore Publike

Në kuadër të procedurës para hetimore e cila ka të bëjë me mosshpërndarjen e të siguruarve në shtyllën e dytë nga sistemi pensional dhe mospagesën e të ardhurave në fondin pensional privat, Prokuroria Themelore Publike ka marrë dëshmi nga drejtori i përgjithshëm i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, përfaqësuesit të Agjencisë për supervizion dhe financimit kapital për sigurim pensional, kryetarit të Drejtorisë së Bordit të Shoqërisë së Parë Pensional dhe përfaqësuesve të shoqërisë pensionale SAVA. Gjithashtu nga MPPS-ja janë dorëzuar dokumentacion të cilat kanë të bëjnë me kontrollin e Ministrisë mbi Fondin Pensional.

Siç thonë nga PTHP, nga verifikimet e deri tanishëm, prokuroria ka konfirmuar se nuk është kërcënuar e drejta e pensionit e të siguruarve.

“Prokuroria Themelore Publike Shkup ka proceduar intensivisht pas ngritjes së padisë penale nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale kundër personit të panjohur për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave nga neni 353 të Kodit Penal, e cila ka të bëjë me veprimet e mosshpërnarjes e të siguruarve në shkallën e dytë nga sistemi pensional dhe mospagimi i të ardhurave në fondin pensional privat

Prokuroria Themelore Publike do të vendos që të merren edhe veprime tjera gjatë procedurës para hetimore. Nga verifikimet e deri tanishëm, prokuroria ka konfirmuar se nuk është kërcënuar e drejta e pensionit e të siguruarve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në deklaratën e PTHP-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat