Maqedoni, lirohet çmimi i dizelit, rritet çmimi i benzinës

Maqedonia

Maqedoni, lirohet çmimi i dizelit, rritet çmimi i benzinës

Nga: Z.M. Më: 18 mars 2019 Në ora: 13:27
Foto ilustrim

Benzina eurosuper BS 95 nga mesnata do të shtrenjtohet për 1.5 denarë, ndërsa Eurosuper 98 për një denarë, ndërsa çmimi i dizelit dhe vajrave ekstra të lehta për shtëpi do të ulen për gjysmë denarë.

Nga Komisioni rregullator për energjetikë njoftuan se me çmimet e reja Eurosuper BS 95 nga mesnata do të kushtojë 66 denarë për litër, ndërsa Eurosuper 98 do të kushtojë 67.5 denarë për litër.

Çmimi i Eurodizel (D.E.V) do të shitet për 60.5 denarë, ndërsa vajrat e lehta për shtëpi (EL-1) 49 denarë./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat