Rishikohet mundësia që Greqia t'i ndihmojë Maqedonisë së Veriut në kontrollin e hapësirës ajrore

Maqedonia

Rishikohet mundësia që Greqia t'i ndihmojë Maqedonisë së Veriut në kontrollin e hapësirës ajrore

Më: 18 mars 2019 Në ora: 14:37
Hapësira ajrore e Maqedonisë së Veriut

Mundësia që Aviacioni ushtarak grek të ndihmojë në kontrollin e hapësirës ajrore (FIR) të Maqedonisë së Veriut është një nga marrëveshjet e mundshme që do të rishikohen, sipas televizionit grek Open, si gjatë kohës së vizitës së Aleksis Ciprasit në Shkup, ashtu edhe gjatë kohës së vizitës së ministrit të Mbrojtjes të Greqisë që sipas informacioneve të njëjta do të pasonte pas atij të kryeministrit grek, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Athinë.

Televizioni Open ka njoftuar se ky bashkëpunim do të nënkuptonte nëse vërehet rast i dyshimtë i gjurmëve të panjohura të avionit në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut, atëherë “avionët ushtarak grek do të ftohen nga fqinjët të afrohen te gjurma e panjohur dhe të kontrollojnë se për çka bëhet fjalë”.

Sipas televizionit, bëhet fjalë për praktikë të zakonshme mes shteteve aleate të NATO-s, kur një shtet nuk i posedon mjetet e domosdoshme, atëherë ndihmon tjetra. Kjo praktikë ekziston në FIR të Shqipërisë dhe Malit të Zi ku ndihmojnë Greqia dhe Italia.

Vizita e Aleksis Ciprasit në Shkup planifikohet në fillimin e vitit të ardhshëm edhe pse mediat greke e përmendin 2 prillin si termin të mundshëm, megjithatë sipas informacioneve të korrespondentes së MIA-s nga Athina, data e saktë ende nuk është caktuar.

Vetë Cipras, gjatë paraqitjes në Forumin ekonomik në Delfi ka thënë se në Shkup do të udhëtojë me delegacionin e biznesit, por edhe ministra të qeverisë së tij.

Sipas Open, disa ditë pas vizitës së Ciprasit në Maqedoninë e Veriut në Shkup do të arrijë ministri i Mbrojtjes, Evangelos Apostolakis që të rishikohen mundësitë e bashkëpunimit bilateral, sigurisë dhe ushtarak siç janë trajnimet e përbashkëta ushtarake, këmbim i studentëve nga Akademitë ushtarake dhe tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat