Teoharopulos: Në rajonin e "fuçisë së barutit në Evropë" duhen politika larg nacionalizmit

Maqedonia

Teoharopulos: Në rajonin e "fuçisë së barutit në Evropë" duhen politika larg nacionalizmit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 14:44
Tanasis Teoharapulos

Kryetari i partisë greke e Majta Demokratik në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA thotë se që të ketë paqe, presporitet dhe zhvillim në rajon duhen politika larg nacionalizmit dhe izolimit. Tanasis Teoharapulos, i cili javën e kaluar në Shkup u takua me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev komentoi se takimi ka qenë jashtëzakonisht konstruktiv, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Zotëri Zaevi është politikan progresiv socialdemokrat, i vendosur qartë për t’i ndryshuar rrënjësisht punët në vendin e tij, larg nacionalizmit dhe izolimit, dhe këto politika na duhen këtu në ‘fuçinë e barutit në Evropë’ që të kemi një të ardhme në paqe, prosperitetit dhe zhvillim. Prandaj, pas takimit, jam optimist i madh”, thotë Teoharopulos.

Lideri i të Majtës Demokratike tha se në takimin me Zaevin ata diskutuan për një sërë temash dhe u informuan për zbatimin e erga omnes në vendin tonë dhe ndryshimin e emrave të institucioneve, si dhe punën e komisioneve për rishikimin e teksteve shkollore dhe atë që do të formohet për marka tregtare.

“Me zotëri Zaevin biseduam, jo vetëm për çështjet që kanë të bëjnë me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, por gjithashtu kemi ofruar propozime shtesë dhe konkrete për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e aktiviteteve të biznesit midis vendeve tona. Kemi theksuar se nga tani e tutje, është e rëndësishme që të kemi një implementim të besueshëm dhe të suksesshëm të marrëveshjes, në të gjitha nivelet, pa u kthyer prapa”, thotë Teoharopoulos për ANA-MPA.

Lidhur me spekulimet që u shfaqën në Greqi për shkëmbimin e përmendoreve në mes të dy vendeve, Teoharopulos komentoi se ka pasur përgënjeshtrim si nga Ministria te Kulturës të Greqisë dhe nga Qeveria e Maqedonisë Veriore.

“Nëse ekzistojnë çështje të tilla, ato shqyrtohen dhe zgjidhen brenda kornizave të komisioneve të cilat i parashikon marrëveshja ose komisionet e tjera ad hok”, shton kryetari i së Majtës Demokratike dhe komenton se kërkohet më shumë seriozitet dhe përgjegjësi prej të gjithëve, në mënyrë që mos të shfaqen prej askund këto pyetje”, thekson Teoharopoulos për ANA-MPA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat